Atalanta ndal serinë e 8 fitoreve rradhazi të Interit. Në javën e 22-të të Serie A dy skuadrat detyrojnë të ndajnë nga 1 pikë me takimin që përfundoi me shifrat 0-0.
Një takim që pati raste nga të dyja skuadrat, por duhet thënë se dy portierët, si Handanovic ashtu edhe Musso i Atalantës treguan se ishin në ditën e tyre më të mirë. Në fillim të pjesës së dytë, Pessina kishte mundësinë më idale për të shënuar por kapiteni i Interit u tregua në lartësinë e duhur.
Më pas portieri i Atalantës i thotë jo konkluzioneve të Dzekos në minutën e 59′ dhe Vidalit në të 76-tën. Një barazim që nuk i bën punë si Interit ashtu edhe Atalantës, por për mënyrën si shkuan gjërat barazimi u duk i drejtë.