TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Rama përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook u bën thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë të jenë pjesë e FA, duke u kujtuar se afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionet është 31 mars 2025.
Gjithashtu ai ka postuar edhe linkun, ku çdo i ri mund të regjistrohet nëse plotësohn kriteret e vendosura.
“Hapet thirrje! Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura”, shkruan Rama.