Hapet miniera e parë në Europë e mbushur me flori

0

Sipas mediave të huaja, një nga parqet kombëtare më mahnitëse të Skocisë po përgatitet të hapë minierën e parë të arit në vend. Siç bëhet e ditur, miniera Cononish, afër Tyndrum në Loch Lomond dhe Parkun Kombëtar Trossachs, pritet të fillojë prodhimin para fundit të nëntorit. Ai do të ofrojë dhjetëra vende pune për banorët lokalë dhe shpresohet të jetë i pari në një seri hapësirash të krijuara në vitet e ardhshme.

Kompania Scotgold Resources, po synon të prodhojë rreth 700 kilogramë ari mesatarisht në vit dhe beson se mund të rikuperojë më shumë se 5.000 kilogramë në total, me vlerë 280 milionë euro me çmimet aktuale. Rreth 25% e arit do të dalë në një formë të përshtatshme për t’u shitur drejtpërdrejt argjendarëve, e cila do të etiketohet ari skocez autentik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu