Hapet Tuneli i Murrizit, Rama pritet me daulle e këngë nga qytetarët

0

Sot u inaugurua hapja e Tunelit të Murrizit, e cila do të shkurtojë në vetëm dy orë rrugën-Tiranë-Dibër dhe anasjelltas.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurim së bashku me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët u pritën me daulle, këngë e valle nga qytetarët vendas.

Të rinjtë kishin veshur kostume popullore tradicionale të zonës për të festuar hapen e tunelit dhe në të njëjtën ditë edhe Ditën e Verës.
Ministrja Belinda Balluku: I gjithi i blinduar me hekur, ndryshe nuk do të qëndronte, si një unazë hekuri. Edhe pjesët e tjera të rrugës së Arbrit janë të përfunduara.