Hapet tuneli tek “Shqiponja”, lehtëson trafikun nga Tirana drejt Durrësit

0

Duke filluar nga  e marta e 16 marsit, lëvizja e  automjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”, do të jetë i aksesueshëm për mjetet.

Përmes këtij tuneli, do të bëhet i mundur qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Në ceremoninë hapëse të pranishëm do të jenë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Drejtori ARRSH, Ergys Verdho dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi.

Ministrja Balluku njoftoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe një tunel i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

“Ky është një kantier i madh ku punohet, brenda dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të makinave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu