Një grua nga Florida u tmerrua kur gjeti një aligator në garazhdin e saj, pasi e kishte harruar derën hapur për 10 minuta.
Torrie Heathercoat, nga Fort Myers, u shokua kur i thanë se një alligator ishte në garazhin e saj, sipas një postimi që ajo bëri në Facebook.
Kur Heathercoat hapi derën, një aligator prej 7 metrash i fërshëlleu nga thellësia e garazhit.
“Gati sa nuk pësova një sulm në zemër”, tha Heathercoat në postim.
Ajo telefonoi 911 dhe priti derisa mbërritën organet kompetente për të hequr kafshën. Heather regjistroi ekipin duke kapur aligatorin në mënyrë të sigurt dhe duke e hequr atë nga prona.
Për dijeninë e Heathercoast nuk kishte ushqim në garazh për të tërhequr kafshën, por ajo kujton se pa një aligator duke notuar në një liqen aty pranë herët gjatë ditës.