Moderatorja Arbana Osmani ka bërë reagimin e parë pas lajmit se ylli i ekranit ka nisur një karrierë si sipërmarrëse dhe pikërisht në katin -1 të Piramidës në kryeqytet. Ajo ka bërë disa postime në rrjetet sociale, ku kryesisht duken punimet tek restoranti i ri që do ta ketë emrin ‘Bana-s’, por në sy bien dy prej tyre. Dhe kjo për nga përmbajtja e tyre.
“Nuk është se, për shkak se gjërat janë të vështira, ne nuk guxojmë, është për shkak se ne nuk guxojmë, prandaj gjërat janë të vështira,”– shkruhet në një foto ku moderatorja ka postuar një shënim.
“Shumë arsye për të qeshur,”– shkruhet krah një tjetër fotoje, ku Arbana Osmani shihet duke qeshur.
Piramida është një prej destinacioneve turistike në Tiranë, ndërkohë që ambientet e saj janë vendi ideal për shumë biznese në fushën e shërbimit. Deri tani nuk është bërë publik një ankand, apo një mënyrë përzgjedhje, se si Arbana ia ka dalë të marrë në përdorim katin -1 të Piramidës.