Hapja e dosjes Gërdeci, Mediu: Jam hetuar njëherë, nuk jam shkaktar i pasojave

0

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu doli pasditen e sotme në një konferencë për mediat pas rihapjes së dosjes “Gërdeci”. “Nuk ka asnjë nxitje, asnjë shtysë apo presion nga ministri për këtë proces. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë. Nuk është prezantuar pranë ministrit asnjë shqetësim si zhvillohej demontimi. Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes duke e parë veten si përgjegjës moral dhe politik, por aspak i fajshëm si shkaktar i pasojave dhe shprehje e dhimbjes së thellë. Nuk i jam shmangur hetimit. Jam vendosur në dispozicion pa asnjë rezervë. Prokuroria e kohës bëri një hetim për mua dhe familjen tim si për asnjë politikan tjetër” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu