Hapja e plotë e dosjeve/ PS pranon amendamentin e propozuar nga PD, pritet votimi në Kuvend

0

Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.

Të hënën në Komisionin e Ligjeve duket se konsensusi midis palëve u prish, për shkak se deputetët socialist pranuan pjesërisht propozimet e Grupit Parlamentar të PD. Pasi u ra dakord me propozimin e PD për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, demokratët këmbëngulën tek hapja e plotë e dosjeve dhe aksesi i qytetarëve tek to, por kjo u refuzua nga socialistët.

Mirëpo, PD nuk hoqi dorë dhe e ka paraqitur në seancë plenare amendamentin që nuk u aprovua në Komisionin e Ligjeve.

Pas diskutimeve duket që socialistët janë tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kanë pranuar hapjen e plotë të dosjeve.

Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve. Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si më poshtë:

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu