Haradinaj kritikon Kurtin: Kosova tek zyrtarët e BE-së, humbi raportet me SHBA

0

Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për keqësim të raporteve me SHBA-në dhe dorëzimin tek zyrtarë të BE-së për çështjen me Serbinë. Mediat vendase raportojnë se Haradinaj ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për çshtjen me Serbinë, pasi iu është përkushtuar vetëm zyrtarëve europianë dhe ka përkeqësuar raportet me SHBA-në.

‘Kosova ka fillu qeverisjen me një shumicë qeverisëse ma të madhe ndonjëherë që nga paslufta me subjektin Vetëvendosje që ka fitu mbi 50% të votave. Një qeveri që është e paaftë në politikë të jashtme që ka vetëm dështime në politikën e jashtme, qeveria që ka mbrri me kriju mosbesim të skajshëm me ShBA-në dhe ia ka dorëzu Kosovën tek disa zyrtarë evropainë çështjen më të rëndësishme të veten përballjen me Serbinë,’– tha Haradinaj.