Duket se banorët e Big Brother harrojnë se janë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në 7 ditë të javës dhe kjo ka ndodhur së fundmi edhe me modelen e njohur, që me sa duket nuk është edhe aq e kujdesshme. Beniada Nishani, shpesh po harron se është në transmetim live 24/7.
Së fundmi, teksa banorët po diskutonin për pastrim brenda shtëpisë ajo ngacmohej me Donaldin. Ndërkohë, duke ulur fundin e saj të shkurtër, Beniada zbuloi të brendshmet.