ITALI- Sevilla do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit në Champions League ndaj Manchester City-t të mërkurën mbrëma. Në fakt, andaluzianët tashmë janë të sigurt për vendin e tretë në grupin G, e për rrjedhojë edhe rënien në Europa League, kompeticion që i ka parë shumë shpesh protagonistë vitet e fundit.
Për të prezantuar sfidën e Etihad-it, në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Jorge Sampaoli ishte i pranishëm edhe ish-sulmuesi i Romës dhe Tottenhamit, Erik Lamela, bashkatdhetar i trajnerit të tij. E mes të dyve ka patur një moment qesharak që nuk u ka shpëtuar kamerave.
Dy teknikët anglezë i shpjeguan Lamelës në anglisht se si ta zgjidhte problemin dhe ta kthente mikrofonin në punë. Nga ana tjetër, argjentinasi iu përgjigj në spanjisht. Një detaj që nuk i shpëtoi Sampaolit, i cili, i sigurt se mikrofonët ishin fikur, e qortoi lojtarin duke mërmëritur: “Tetë vite, bir ku*ve. Në 8 vite duhet që të dish të flasësh anglisht shumë mirë”, tha ai duke qeshur. “Mirë, po nuk jam anglez”, u justifikua Lamela në këtë shkëmbim batutash.
“Ocho años hijo de p…”
La broma de Jorge Sampaoli a Erik Lamela en la rueda de prensa previa al partido de #ChampionsLeague entre #ManchesterCity y #Sevilla 🤣
📹 @eldesmarque_sfc pic.twitter.com/EVCJvQgIL8
— Mati Mendía (@SoyMatiMendia) November 2, 2022