Harta e re Gjyqësore/ Kreu i Apelit në Shkodër kritika Ministrisë së Drejtësisë: Një dosje i duhen 3 vite të kaloj për gjykim

0

Në Shkodër është zhvilluar këtë të premte analiza e Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore. Maksim Qoku, zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, u shpreh se sistemi gjyqësore është pranë kolapsit dhe se harta e re gjyqësore është një detyrim ligjor. Ai tregoi edhe vizionin e misionin e KLGJ.

“Së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, jemi për të diskutuar këtu në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ne jemi një grup ndërinstitucional i gjerë. Nuk kemi magjistratë në përbërje, bashkimet kanë qenë mekanike, nuk është ulur numri i gjyqtarëve.

Ajo që dua të theksoj dhe ta keni parasysh është që klgj nuk hap dhe nuk mbyll Gjykata, që më parë se të miratohej Reforma, Gjykatat e vogla ishin shndërruar në joefiçente, dhe kjo tregonte dhe numrin e madh të numrit të çështjeve të deleguara.

Procesi i delegimit të gjyqtarëve, është një proces lodhje për gjykatën por edhe vetë për puiblikun, duke e goditur besueshmërinë. Ulet eficensa e punës së gjyqtarëve.

Në analizë të ligjit u konstatua se 12 gjykata u mbyllën në atë që përfaqëson ligji, që gjykatat nuk duhet të kenë më pak se 7 gjyqtarë për shkallën e parë, dhe 10 për gjykatat e apelit”, ka thënë mes të tjerave Qoku.

Nga ana tjetër, Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, tha se materiali i KLGJ ka mangësi dhe se njerëzit presin në radhë gjykimin. Madje, radha shkon mbi 3 vjet dhe jemi në emergjencë për këtë shtoi Vjerdha.

Ai kishte kritika edhe për ministrinë e drejtësisë dhe tha se Shkodra po kthehet në provincë duke i hequr institucionet.

“Është një shqetësim kombëtar që një qytetar sot nuk mund të gjykohet në vendin e tij. Mua më kanë kontaktuar grupe të ndryshme interesi, shoqërisë civile, partive politike, dhe të komuniteteve fetare, të cilët janë të pranishëm sot edhe këtu.

Unë jam njohur me materialin, nuk e di se kur i keni marrë ju të dhënat për Gjykatën e Shkodrës, nuk ka vit që ne nuk kemi mbi 1 mijë çështje në gjykim, unë kam vite që dal përpara mediave dhe flas për zvarritjen e dosjeve.

Korrupsionin në Drejtësi e solli Gjykata e Apelit në Tiranë, edhe sot e kësaj dite qarkullojnë barsaleta për këtë. Ju thoni që do të ketë kosto më të ulëta, po si do të ndodhë, kjo nuk është e paraqitur gjëkundi. Janë 30 familje që kanë punonjës në Gjykatën e Apelit, çfarë do të ndodhë me këta punonjës. Ne e kemi inaguruar godinën vetëm 4 vite më parë.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se do të jenë tre gjykata, a ndjeni ju ndonjëfarë përgjegjësie se pse nuk jeni marrë vesh me ministrin?”, tha mes të tjerave Vjerdha.

Kritika kishin edhe avokatët e pranishëm në takim, të cilët thanë se KLGJ nuk mendon për interesat e qytetarëve.

Në takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të ndryshme në Shkodër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu