Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka folur në prezantimin e hartës së re gjyqësore, ku është shprehur se, kjo hartë nuk mjafton për të stabilizuar humbjet në sistem.
Sipas Llagamit, përtej hartës, kërkohet një akses në shërbime, ndërsa shtoi se nuk duhet të fokusohemi vetëm tek gjykata, por te një sistem shërbimesh, pasi nuk mund të ketë gjykata në çdo lagje dhe se duhet zgjidhje ku të fitojnë shqiptarët.
‘Duhet të artikulohen ndërhyrje të tjera sa më shpejt dhe se duhen zgjidhje të besueshme ku mbi të gjitha fiton qytetari. Kërkohet një vizion që duhet t’i përgjigjet zhvillimeve të infrastrukturës. Jam dakord me shqetësimin se qytetarët kanë nevojë për shërbime ligjore. Situata shqetësuese krijua në 30 vjet. Nuk është akses gjykata në çdo lagje. Koncepti ynë është më pak gjykata dhe më shumë cilësi.. Mendoj e fakti që jemi të gjithë këtu sëbashku tregojnë se jemi të hapur për shqetësimet dhe tashmë vendimet e vështira duhet t’i marrim të gjithë bashkë”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e saj kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.
Me hartën e re të prezantuar sot, mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë: Mati, Laçi, Tropoja, Puka dhe Përmeti. Në këtë mënyrë do të mbyllen dhe Prokuroritë që janë funksionale pranë tyre.