Hedhja e flakadanëve në derbin Tirana-Partizani/ Arrestohen 4 persona, dy të tjerë në kërkim

0

Katër persona janë arrestuar, tre janë proceduar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në lidhje me hedhjen e mjeteve piroteknike në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Air Albania”, gjatë derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Përmes një njoftimi, Policia e Tiranës sqaron se gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë.

Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu