Helikopteri dhe 40 zjarrfikës drejtë Dhërmiut, Ceka: Zjarri nuk rrezikon Parkun e Llogarasë

0

Një vatër zjarri është ende aktive mbi Dhërmi, ndërsa është bërë e mundur vënia nën kontroll dhe shuarja e zjarri në Llogara.

Për situatën aktuale ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Ceka. “Kemi patur dy vatra zjarri paralele, një në Dhërmi dhe një në Llogara. Fatmirësisht, vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë, pasi vendosëm në lëvizje të gjitha strukturat. Ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogarasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë”, tha drejtori.

Drejtori Arben Ceka, gjithashtu u shprehë se është një zjarrvënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu