Helmimi në Krujë, asnjë i shtruar në spital, por uji i çezmës nuk pihet

0

Situata duket se është normalizuar në Krujë pas fluksit prej disa ditësh radhazi në spital për shkak të helmimit nga uji. Në spital janë paraqitur vetëm gjashtë raste. Nuk ka asnjë qytetar të shtruar.

Pjesa më e madhe e qytetit është furnizuar me ujë mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjes, por jo për t’u pirë. Institucionet e pushtetit vendor në Krujë janë në pritje të përgjigjes nga autoritetet për të dhënë urdhrin nëse uji duhet të pihet.

Në një pjesë të qytetit vijon ndarja e ujit me autobotë ose qytetarët u drejtohen dyqaneve për ta blerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu