Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë/ Flet drejtoresha e spitalit: Nga e diela janë paraqitur për mjekim qindra persona

0

Ditën e djeshme u përhap lajmi për helmimin e disa qytetarëve në Krujë si pasojë e konsumit të ujit të pijshëm i cili ju ka dhënë simptoma të rënda për shëndetin. Në Krujë vazhdojnë të paraqiten në spital qytetarë të cilët janë helmuar nga uji i pijshëm. Lidhur me numrin e paraqitur deri më tani ka folur edhe drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta.

Drejtoresha e Spitalit Yllka Sheta: Nga e diela kanë marrë mjekim 300 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja helmimi.

Ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se në qytet janë vetëm 2 depozita uji të pijshëm. Dyshohet se shkak për këtë helmim është bërë bashkimi i kanalizimeve të ujërave të zeza me ato të ujit të pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu