Hëngri makarona në restorant, 9-vjeçarja ndërron jetë/Prindërit SHOKOJNË me veprimin e tyre!

0

Një 9-vjeçare vdiq pasi hëngri një pjatë me njoki (makarona) në një restorant në Romë.

Mediat italiane raportojnë se shkaku i mundshëm i vdekjes ishte një reaksion alergjik, ndoshta nga gruri.

Vajza e vogël u ndje e sëmurë menjëherë pas vaktit, që konsumoi me familjen e saj në restorant.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, ku menjëherë pasi hëngri njokit, vogëlushja ka pësuar spazma, të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat u përkeqësuan aq sa i shtynë prindërit e saj të telefonojnë urgjencën e Poliklinikës Casilino.

Pas një përkeqësimi të mëtejshëm të kushteve shëndetësore u vendos transferimi i saj te Gemelli ku edhe vdiq.

Ndërsa prindërit i dhanë dritën jeshile dhurimit të organeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu