Hepatiti “misterioz” te fëmijët, konfirmohet rasti i parë në Greqi

0

Rasti i parë me hepatit akut është zbuluar në Heraklion të Kretës në Greqi. Sipas “Cretapost, bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili gjithashtu ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë.

Diagnoza

Gjithçka nisi pak kohë më parë kur fëmijës iu shfaqën simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e tij e cuan për ekzaminim tek pediatri. Mjeku ka konstatuar një ënjtje në mëlçi, duke shtuar shqetësimin se mund të jetë një rast i hepatiti akut, i cili po përhapet në fëmijët në botë.

Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast është përfundimisht një rast i hepatitit akut.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, mjekët që janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorimin e vazhdueshëm të tij. Në të njëjtën kohë, në mikroskop është vënë edhe fakti që disa muaj më parë ai u sëmur me koronavirus.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht.

Shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë.

Raste të reja janë raportuar edhe në SHBA, Izrael dhe Japoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu