Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Fasano të Italisë pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, kur shqiptari u ndalua për kontroll nga karabinierët.
Ai po transportonte disa produktem e një furgon frigoriferik, por brenda tij u gjetën 3 kilogramë heroinë. Shqiptari u vu në pranga ndërsa droga dhe furgoni u sekuestruan.