Hetimet/ Ku u pa për herë të fundit anëtari i bandës së Lushnjës i gjetur i vrarë dje në Peqin?

0

Alban Semaku i njohur edhe me emrin Elton Mermali, anëtari i bandës së Lushnjës u gjet pa shenja jetë në breg të lumit Shkumbin, i vrarë me plumba pas shpine.

Ndërkohë, burimet bëjnë më dije si ai është parë për herë të fundit 4 ditë më parë, nuk shoqërohej me persona të tjerë dhe bënte një jetë normale.

Sipas dëshmive, ai është parë në një nga lokalet e qytetit të Lushnjës.

Alban Semaku, 38 vjeç, u identifikua nga e ëma në morgun e Elbasanit, disa orë pasi trupi i pajetë u gjet buzë Shkumbinit në lagjen Çezmë të Peqinit.

38-vjeçari siç tregojnë burimet, kishte në trup dy plagë të shkaktuara me armë zjarri, një pas shpine dhe një tjetër në brinjë, çka tregon se ai është vrarë.

Dyshimet janë se ekzekutimi i Alban Semakut ka ndodhur diku tjetër, të paktën disa orë para se të gjendej mes plehrave në këtë zonë të banuar në Peqin.

Por shkaqet dhe dinamika e krimit ende janë të paqarta.

Policia mësohet se ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë në biznese përgjatë rrugës për të arritur në gjurmë të autorëve ende të panjohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu