Hetimet kundër krimeve zgjedhore/ Partia Demokratike kërkesë SPAK për transparencë, Prokuroria Posaçme i përgjigjet selisë blu

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me transparencën për hetimet që po kryhen nga kjo strukturë kundër krimeve zgjedhore.

Me anë të një shkrese publike, SPAK ka bërë me dije se në total janë proceduar 18 çështje penale, 5 prej të cilave kanë nisur me iniciativë të vetë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Referuar denoncimeve online në platformën zyrtare “Denonco krimin zgjedhor” të SPAK, janë depozituar 19 kallëzime nga qytetarët, ndërsa asnjë prej tyre nuk ka kaluar si çështje në SPAK, por i janë referuar prokurorive të përgjithshme apo Policisë së Shtetit për verifikime të mëtejshme.