Hidhet nga kati i tretë i pallatit një grua

0

Një grua 42-vjeçe mëngjesin e sotëm ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në Tiranë.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në një pallat në autostradën Tiranë – Durrës.

Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D. P., 42 vjeçe” njofton policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht janë familjarët që janë marrë në pyetje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu