Hidhet nga kati i tretë i spitalit gruaja me Covid në Greqi

0

Një 52-vjeçare e diagnostikuar me koronavirus është hedhur nga kati i tretë i spitalit në Kavalla të Greqisë duke i dhënë fund jetës.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar, ku gruaja u hodh nga dritarja e spitalit në një moment ku pranë nuk ndodheshin mjekë apo infermierë.

Gruaja kishte tentuar vetëvrasjen edhe më herët duke dashur të mbytet në det, por u nxorr në kohë nga policia. Pas marrjes në pyetje ajo i shpjegoi atyre se kishte tentuar vetëvrasjen pasi u diagnostikua me koronavirus.

Në Shqipëri kanë ndodhur disa raste të ngjashme tragjike, ku 5 persona me koronavirus kanë vrarë veten duke u hedhur nga spitali apo shtëpia me qëllim vetëvrasjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu