Të pandehur janë edhe sh zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj
Gjykata e Posaçme ka shortuar çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetesisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”.
Çështjen do e gjykojë gjyqtari Bib Ndreca. Të pandehur janë edhe sh zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Në këtë gjykim ish-ministri do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.