Hidhet shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, Manchester United me “fat

0

Është hedhur shorti i FA Cup për raundin e gjysmëfinaleve.

Manchester United eliminoi Liverpoolin në shtesa me rezultatin 4-3, në një ndeshje dramatike në çerekfinale.
Në anën tjetër, Chelsea mposhti Leicester me rezultatin 4-2, ndërsa edhe “në Stamford Bridge” pati një dramë të vërtetë. Manchester City mposhti Newcastle United me rezultatin 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale.

Wolves u befasua nga Coventry, pasi pësoi humbjen me shifrat 3-2 në shtëpi.
Para pak çastesh u hodh shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku Manchester United ka qenë me fat.

“Djajtë e Kuq” do të përballen me Coventry, duke shpresuar që të kalojnë lehtësisht në finale të turneut.

Në anën tjetër, derbi i gjysmëfinales do të jetë mes Manchester City dhe Chelsea, me “qytetarët” që janë favorit në letër për të fituar këtë përballje, por edhe gjithë garën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu