Hije spiunazhi në Greqi, arrestohen 4 turq në Rodos!

0

Katër shtetas turq janë vënë në pranga nga policia greke, pasi dyshohen për spiunazh.

Mediat greke shkruajnë se katër turqit punonin në një antenë telekomunikacioni pa lejen përkatëse.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë greke, në një antenë të vendosur mbi Klinikën Rajonale Multifizike të Lindos.

Turqit pretendonin se ishin punësuar nga një kompani greke, por siç u konstatua, nuk kishin licencë nga Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit dhe Postave (EETT) për këto punime dhe as leje pune.

Sipas informacioneve, të katërt në të kaluarën kanë shqetësuar EYP-në për veprimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu