Ana Mena dhe Brahim Diaz janë në një lidhje? Pak kohë më parë të dy u fotografuan nga paparacët në aeroport por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar lidhjen e tyre. Tashmë që këngëtarja ndodhet në Festivalin e Sanremo 2022, më në fund ka ardhur një sqarim.
Këngëtarja ka qenë e ftuar nga Serena Bortone, program i pasdites i Rai Uno. Prezantuesja me elegancë e pyeti Ana Menën diçka më shumë për jetën e saj private: “Përshëndete të dashurin që luan në Itali te Milan?” Përgjigja e këngëtares spanjolle ishte e prerë.
“Jo, jo, nuk kam të dashur. Jam beqare”, është shprehur Ana Mena, duke mohuar kështu një histori të supozuar dashurie me Brahim Diaz. Gazetarja këmbënguli: “Më falni por në bio kjo gjë është shkruar, them se kanë gabuar?”. “Janë fake neës, jam single!”, ka siguruar këngëtarja për të gjithë fansat.