Lufta në Ukrainë ka ndarë shumë familje teksa gratë dhe fëmijët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, ndërsa burrat deri në 60 vjeç duhet të qëndrojnë e të luftojnë.
Të shumta janë historitë që të thyejnë zemrën, dhe i tillë është dhe rasti i Sasha Makoviy dhe vajzës së saj 2-vjeçare Vira.
Nëna ukrainase ka shkruar në shpinën e vogëlushes detajet e kontaktit në rast se familja e saj vritet nga ushtarët rusë.
Sasha Makoviy ndau imazhin e vajzës së saj Vira me ditëlindjen dhe numrat e telefonit të skalitur me stilolaps në trupin e saj. Ajo tha në Instagram : “Unë i shkrova informacionet në shpinën e Virës në rast se do të na ndodhte diçka dhe dikush do ta merrte si të mbijetuar”.
Nëna shpjegoi se ajo e shkroi mesazhin në ditën e parë të luftës pasi mund të dëgjonte shpërthime që kumbonin rreth saj. Ajo tha se familja tani ka gjetur siguri, por ajo dëshiron të tregojë tmerret e luftës pasi forcat e Putinit vazhdojnë të synojnë civilët dhe fëmijët.
Sasha ka shkruar në postimin e saj në Instagram: “Në foto është kurrizi i Virës në ditën e parë të luftës. E firmosa me duart që më dridheshin shumë. Por pse të them? Tashmë e dini se si është të zgjohesh nga tingujt shurdhues dhe të fuqishëm të shpërthimeve që mund të dëgjohen për dhjetëra kilometra. Unë dridhesha orët e para si ti. Pastaj një mendim edhe më i çmendur më kaloi në mendje: ‘Pse nuk e bëra tatuazh atë me këtë informacion?’”
Sasha ndau një imazh të dytë të një karte kontakti të shkruar me dorë të vendosur në xhaketën e Virës, ??ku tregohej emri i saj, emri i prindërve dhe numrat e tyre të telefonit, në rast se ata ndaheshin.