SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Corio, jug-perëndim të Melburnit ku një 4-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi me guxim u përpoq të mbronte vëllezërit e motrat e tij të vegjël nga një zjarr shkatërrues që përfshiu banesën e tyre.
Isaac McGregor ishte duke luajtur në strehën e kopshtit me motrat e tij Mavis, 6 vjeç, dhe Ashlynn, 18 muajshe, dhe vëllain e tij 3-vjeçar Saige në shtëpinë e tyre në Corio, jug-perëndim të Melburnit, të shtunën në mëngjes kur një divan u përfshi nga flakët. Nëna e tij Jasmine Beck, 26 vjeç, vrapoi jashtë dhe u përpoq të lëvizte divanin dhe të shpëtonte të katër fëmijët.
Vdekja e vogëlushit erdhi vetëm disa orë pasi babai i tij McGregor u tha gazetarëve se nuk mund të ishte më krenar për djalin e tij të madh, shkruan Daily Mail.
“Ajo [zonja Beck] tha se sapo më në fund e zhvendosi divanin dhe e kapi Mavisin fillimisht, Isaac i kishte grumbulluar dy të tjerët nën të në mënyrë që të mos digjeshin, sikur ai qëndroi atje derisa vdiq vetë”, tha ai të martën.
McGregor nuk ishte në shtëpi në momentin e aksidentit.