Historia e dhimbshme/ Njihu me Polinën e bllokuar në Kharkiv, vogëlushja 3-vjeçare e sëmurë me kancer, po i mbarojnë ilaçet!

0

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh ukrainas që është pushtuar nga trupat ruse të cilat prej 6 ditësh vazhdojnë luftën me synimin final për të marrë nën kontroll Kievin.

Qindra ushtarë dhe civilë ukrainas janë vrarë si pasojë e bombardimeve, por akoma edhe më e dhimbshme është historia e një vajze 3-vjeçare të sëmurë me kancer.

Polina është vogëlushja që po i mbarojnë ilaçet por është bllokuar në banesën e saj në Kharkiv. Ajo e kalon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur dhe duke fjetur në banjë, ku nëna e saj shpreson se mund të jetë më e sigurt. Granatimet janë shumë të rënda për të arritur në stacion dhe për të dalë nga banesa. Nëna e saj është e frikësuar dhe bën apel për ndihmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu