Historia e pabesueshme e gazetares që humbi kujtesën 3 muaj pas aksidentit: Më përplasi te vijat e bardha, më tha ‘mu duke si…’

0

Historia e pabesueshme e gazetares shqiptare. Në 29 shtator të vitit 2018 Arjola arriti t’i shpëtonte një aksidenti teksa kalonte vizat e bardha. Një makinë e përplasi dhe pësoi disa dëmtime.

3 muaj pas aksidentit filloi dhe humbja e kujtesës gradualisht, nuk mbante mënd gjëra nga e kaluara, çfarë kishte bërë apo çfarë kishte thënë, nuk mbante mend çfarë librash kishte lexuar.

Pas kësaj Arjola Kondakçiu mori disa trajtime mjekësore për ushqyerjen e trurit dhe me ndihmën e djalit dhe të nënës së saj lidhi copëza kujtimesh qe i vinin në mendje me tregimin që i thoshin ata dhe kështu i kopsiste ngjarjet që kishte harruar.

Ajo këto copëza i bëri pjesë të librit të saj ” Aroma e Ndjesive” 12 vite pasi ishte shkëputur nga veprimtaria e saj letrare. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në studion e emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi gjithë historinë se çfarë kishte ndodhur nga dita e aksidentit e deri më sot.

Intervista:

Çfarë ndodhi në vitin 2018?

Ka qenë një ditë të bukur, po shkoja në punë. Ishte programi i mëngjesit se si do kisha ditën përpara. Në 7.20 të mëngjesit, te vijat e bardha, isha në rregull dhe kuptova se çfarë më ndodhi. Thjesht ajo ulërima që kam bërë në ato momente e kam të ruajtur në memorie për shumë vite.

Isha në stacionin e autobusit, shoferi ndaloi se kishte shumë njerëz e nuk ikte dot. Policia ishte shumë afër. Ai e ka pranuar fajin. Unë e denoncova, por jetojmë në Shqipëri. shpeshherë them më shtypi, por pse nuk më qëlloi një njeri i saktë që të mbante përgjegjësi. Djali im nuk e ka përballuar dot traumën e prandaj e fala atë që më aksidenti. Ishte një traumë në vete. Ai më thoshte “rëndësi që ti hape sytë, je gjallë me mua”.

Atë ditë humbe ndjenjat?

Me aq informacione që kam, se i kam humbur ndjenjat. Ambulanca ka ardhur pas 20 minutash. Kam pasur një tronditje shumë të madhe kur isha në ambulancë. Ishte shumë e çuditshme, nuk e kam për aksidentin. Por çfarë ka thënë shoferi. I kishte rënë rrezja e diellit, ka parë dy njerëz paralelisht. Ai ka shtuar shpejtësinë pasi kanë kaluar ata të dy. Më ka thënë “mu duke si hije e zezë”. Për mua ishte një trishtim i madh. Kam pasur një fustan të kuq që nuk e para përdor këtë ngjyrë. Edhe sot jam veshur me të kuqe për të sfiduar frikën e brendshme, për t’i dhënë fund ndjesisë së brendshme.

Cilat ishin dëmtimet që kishe pësuar nga aksidenti?

I pari dhe më i rëndi problemi te këmba e majtë. Nuk shkoj dot në punë, e nëse nuk shkoja në punë si të përballoja jetesën. Djali atë muaj ka mbaruar liceun artistik dhe do hynte në akademi. Puna ime kërkonte taka dhe nga problemi i këmbës nuk i vishja dot.

Personi që unë e fala dhe e nxora nga burgu jo se e meritonte, nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi kur doli. Nuk kërkoi falje me shpirt.

Për sa kohë u dënua?

Ai nuk u dënua.

Pse?

Është shumë e vështirë

Të ka kërcënuar?

Kjo është pika. Isha e pambrojtur. A ka ndërgjegje ky njeri? Nëse nuk kanë para për të të mbështetur, të paktën një fjalë.

Pse e tërhoqe dënimin?

Ishte djali im që më lutej. Kishte merakun tim. Unë nuk e fala asnjëherë me shpirt. Djali im pa me kë person do përballesha, nuk i pëlqenin konfliktet.

Sot nuk ke më komunikim me të?

3 javë pasi ka dalë nga burgu tha do vij dhe do të mbaj përgjegjësi, por asgjë.

Po kujtesa?

Kisha humbje të pjesshme të kujtesës. Këtë e kuptova kur po flisja me djalin, kur më thoshte ndonjë gjë dhe i thosha nuk e mbaj mend.

Ishin copëza të ndryshme? Çfarë nuk mbaje mend?

Më filloi një dhimbje e madhe koke dhe mu desh t’i nënshtrohesha trajnimeve. Në konsultat me neurologun , thashë si ka mundësi që unë kam lexuar kaq shumë libra, nuk kujtoja shumë gjëra nga fëmijëria.

Ku fillonte kujtesa jote?

Sipas shpjegimit të doktoreshës, ishte një humbje kujtese e pjesshme.

Personat i mbaje mend?

Po. Mami më ka ndihmuar shumë se ka një memorie të jashtëzakonshme. Kam bërë një ushtrim me veten time, praktik që rezultoi shumë i nevojshëm. /Gazeta Shqip/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu