Historia e pazakontë, shefi i kërkoi të mos pinte alkool në ditët e pushimit, baristi jep dorëheqjen

0

Një barist la punen e tij sepse shefi i kerkoi që ditën e pushimit të mos konsumonte alkol.

Kjo ngjarje është postuar në rrjetin social Reddit, ku baristi rrëfet se është lajmëruar në orën 3 të mëngjesit dhe se ditën e pushimit duhet të punonte orë shtesë.

Pas kërkesës së shefit ai ka refuzuar se nuk mund të vinte në punë i dehur dhe të punonte më shumë.

Shefi këmbënguli duke i thënë se i duhej ekipit të punës dhe nuk duhej të pinte ditën e pushimit. “Duhet të jesh gjithmonë gati për punë dhe të mos dehesh në ditët e pushimit”– shprehet shefi

Si përfundim, punëtori largohet nga puna duke ju shprehur së është i lodhur me të.

Biseda mes tyre
– “Kam nevojë që të vish në orën 11 të mëngjesit. Ora 22:00 sot, kemi një event të planifikuar dhe kam nevojë për banakier”
– “Jo, faleminderit. Nesër është dita ime e pushimit”
– “Duhet të jesh lojtar i ekipit”
– “Pse po më thua pikërisht tani, në orën 3 të mëngjesit, që duhet që nesër të punoj 11 orë. Kam pirë disa pije dhe nuk më pëlqen të vij në punë i dehur dhe të punoj aq shumë në ditët e pushimit”.
– “Duhet të jesh gjithmonë gati për punë dhe të mos dehesh në ditët e pushimit”
– “Ti i thua banakierit të mos pijë ditën e pushimit? Ju dëshironi të shkoni dhe t’u thoni kuzhinierëve të mos hanë në ditët e tyre të pushimit.”
– “Duhet të flasim për këtë sjellje”
– “Mendoj se do të shkoj të punoj në një nga dhjetëra dyqanet që punësojnë këtu. jam lodhur me ty”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu