Vaksinat kundër Covid-19 mund të kenë efekte të ndryshme anësore, por një grua në Ioëa, SHBA thotë se ka zbuluar papritur kancerin në fazën 2, pasi bëri vaksinën.
Jennifer Moseley vuri re se kishte një nyje limfatike të fryrë në krahun e saj të majtë, dy ditë pasi mori dozë e dytë të vaksinës Pfizer në prill. Por për shkak se nyja limfatike e fryrë ishte në të njëjtin krah ku ajo kishte bërë vaksinën, ajo nuk e mendoi shumë gjatë.
Dy ditë më vonë, nyja limfatike ishte ende shumë e ndjeshme. Moseley, e cila ka patur një histori familjare me kancer gjiri, kuptoi se ajo nuk kishte bërë një ekzaminim të gjirit prej disa kohësh.
Prandaj kur bëri vetëekzaminimin, dhe kontrolloi me dorë gjoksin, vuri re një gungë në gjirin e saj të djathtë. Ajo mbajti një takim me doktorin, më pas një mamografi dhe biopsy. Më në fund, në mes të muajit maj ajo mori një diagnozë. Jennifer kishte kancer gjiri të karcinomës lobulare invazive të fazës 2A, i njëjti kancer që i mori jetën kushërirës së saj në moshën 38 vjeçare.
Nyjet limfatike të fryra mund të jenë një efekt anësor i vaksinës COVID-19 dhe llojeve të tjera të vaksinave, thonë ekspertër. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit tuaj imunitar dhe ato mund të aktivizohen dhe të fryhen kur jeni të ekspozuar ndaj diçkaje si vaksina.
Çdo gjë që stimulon sistemin tuaj imunitar mund të ndikojë në nyjet limfatike që janë afër vendit të injektimit ose infeksionit. Ky efekt anësor i vaksinës është aq i zakonshëm sa mjekët në SHBA nxorrën një paralajmërim duke thënë se gratë të bënin mamografi të paktën katër javë pas marrjes së vaksinës kundë rCovid, në mënyrë që të mos mendonins e nyjet limfatike të fryra nga vaksina ishin shenjë e kancerit të gjirit.
Vaksina që bëri Jennifer, thonë mjekët nuk është shkaktarja e gungës në gjoksin e saj. Por përkundrazi kjo vaksinë bëri që kjo grua të fillonte të mendonte dhe të kontrollonte veten për shenja kanceri. Pra ishte një rastësi e mirë. Ajo kishte një mamografi rutinë të planifikuar në muajin korrik. Por nëse nuk do ishte vaksinuar në prill dhe të zbulonte enjtjen e nyjeve limfatike, kanceri i saj mund të ishte rritur edhe më shumë përpara se të zbulohej.
Gruaja në fjalë bëri një mastektomi të dyfishtë dhe tani po shërohet. Mjekët mendoojnë se e kanë hequr të gjithë kancerin dhe familja e saj shpreson se ajo nuk do t’i nënshtrohet kimioterapisë.