Një djalë 7-vjeçar nga Kina që vuan nga dështimi i zemrës në fazën e fundit është bërë pacienti më i ri në botë që i është vendosur një pajisje ndihmëse e levitacionit magnetik me dy dhoma. Është zemra artificiale më e vogël dhe më e lehtë në treg. Operacioni, i kryer në Spitalin Union të Kolegjit Mjekësor Tongji të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong në Wuhan, Kinën qendrore, shënon një përparim që mund të ndryshojë kardiologjinë pediatrike në mbarë botën. Djali, me nofkën Zhongjun, mori zemrën e sapo zhvilluar me peshë vetëm 45 gram dhe me diametër 2.9 centimetra.
Ai u diagnostikua me kardiomiopati të zgjeruar në maj 2024 dhe më vonë pësoi shok të rëndë kardiogjen. Për shkak se ishte e vështirë për të gjetur një zemër donatore që përputhej me grupin e gjakut 0 të djalit, mjekët iu drejtuan një zemre artificiale të prodhuar në Kinë. Një ekip i udhëhequr nga kardiokirurgu Dong Nianguo kreu operacionin e implantimit 5-orësh. Të nesërmen, Junjun filloi të merrte frymë vetë dhe rrahjet e zemrës së tij u përmirësuan vazhdimisht, thanë mjekët.
Në Kinë, rreth 40,000 fëmijë shtrohen në spital çdo vit me dështim të rëndë të zemrës. Midis 7 dhe 10% e tyre kanë nevojë urgjente për transplantim të zemrës. Megjithatë, më pak se 100 transplante pediatrike kryhen çdo vit për shkak të mungesës kronike të zemrave të donatorëve. Zemrat artificiale, ose pajisjet ndihmëse ventrikulare, mund të ruajnë përkohësisht funksionin e zemrës, por modelet ekzistuese ose shkaktojnë dëme në sistemin e qarkullimit të gjakut ose janë krijuar kryesisht për të rriturit.
Dëgjimi i dobët rrit rrezikun e një personi për të zhvilluar probleme të zemrës, sipas një studimi. Studiuesit sugjerojnë se shqetësimi psikologjik i shkaktuar nga dëmtimi i dëgjimit luan një rol të dukshëm. Ekspertët në Kinë analizuan të dhënat e “Biobank” në Britaninë e Madhe të marra nga 164 431 njerëz që kishin përfunduar testet e krijuara për të përcaktuar aftësinë e dëgjimit. Nga totali i tyre, rreth 160 062 nuk përdornin aparate dëgjimi.
Ata u ndanë në tre grupe bazuar në performancën e tyre në një test (DTT), i cili kontrollon problemet e dëgjimit duke përdorur kombinime të rastësishme të shifrave kundër zhurmës së sfondit. Të gjithë njerëzit e përfshirë, fillimisht në analizë nuk kishin insuficiencë kardiake, por, gjatë një periudhe ndjekjeje prej më shumë se 11 vitesh, rreth 4 449 prej tyre e zhvilluan këtë gjendje.