Në Grupin J Maqedonia e Veriut bën historinë. Përfaqësuesja ballkanase ka arritur Play-Offin për Kupën e Botës Katar 2022 falë suksesit 3-1 ndaj Islandës. Ishte lojtari me orgjinë shqiptare, Alioski ai që shënoi golin e parë për vendasit.
Gjithçka u vendos në barazpeshë nga Thorsteinsson, por fantazisti i Napolit, Elmas vulosi gjithçka me një dygolësh të tij duke e mbyllur takimin në 3-1.Në sfidën tjetër Rumania nuk e diskuto iLihtenshteinin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-0. Ishte Man ai që zhbllokoi rezultatin në minutat e para të takimit. Më pas rumunët humbën edhe një 11-metërsh me anë të Stanciu, por Bancu i mbylli llogaritë tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.
Kështu Gjermania i mbylli me 27 pikë në vendin e parë këto eliminatore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 18 pikë, 1 më shumë se Rumania. Pavarësisht se është kualifikuar prej muajsh, Gjermania ka fituar 4-1 ndaj Armenisë.