Historitë e trishta të shqiptarëve që po humbin jetën larg atdheut

0

TIRANË– Nisja e një jete nga e para apo dëshira për të siguruar më shumë të ardhura për familjen, i bën të rinjtë shqiptarë të hedhin sytë jashtë atdheut, por pa e ditur që ndoshta një ditë nuk do të arrijnë tu gëzohen as ‘fryteve’ të mundit të tyre. Ky është fati i shumë bashkëatdhetarëve tanë, kryesisht të rinj që gjejnë vdekjen në vendet e punës. Si emigrantë, shumë prej punëve që bëjnë janë të pasiguruara dhe kjo jo për nga ana ligjore, por për sigurinë e jetës. Skelat e ndërtimit të pallateve në Itali, Gjermani, Greqi e shumë vende të tjera në Evropë janë në duart e shtresës më në nevojë, emigrantëve dhe nuk janë të pakta rastet kur punëtorët kanë lënë jetën aty.

Rasti më i fundit është ai në Gjermani.

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Iljon Bushi

Iljon Bushi, 30 vjeç, ra nga skela ku punonte dhe humbi jetën. Ijoni Bushi ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara. Ai kishte marrë emigracionin për të punuar e ndihmuar të ëmën pasi nuk ishin në gjendje të mirë financiare, por 10 korriku rezultoi tragjik për të. 30-vjeçari i ndjerë do të prehet në Shqipëri dhe trupi i tij do të vijë në adhe falë ndihmës së shokëve.

Shqiptari fatkeq vdiq nga temperaturat e larta në sera

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Sera ku vdiq shqiptari

20-vjeçari shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali teksa punonte në një tokë bujqësore në Itali dy ditë më parë. I riu vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno. Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave. I riu me inicialet A.D, nga një fshat i Cërrikut ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur.

Shqiptari vdiq natën e Pashkëve

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Vendi ku ndërroi jetë Ndriçim Gjuzi

Një shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në Itali në sy të familjes së tij. Ai ishte nisur bashkë me familjen për të shkuar në punë, kur një mjet e përplasi duke e goditur nga pas. Shqiptari, Ndriçim Gjuzi doli nga makina për të parë dëmin që i ishte shkaktuar në mjetin e punës, por në ato çaste kaloi me shpejtësi një tjetër makinë që e përplasi. Ai gjeti vdekjen në vend dhe gjith momentin tragjik u pa nga gruaja e tij 41-vjeçare e vajza vetëm 4 vjeçe.

17-vjeçari Fabio u dogj brenda makinës

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Lule për Fabion

Rasti i 17-vjeçarit shqiptar tronditi Kefaloninë. Adoleshenti kishte shkuar të punonte gjatë verës në Greqi, por makina në të cilën ndodhej mori flakë dhe ai u dogj brenda. Personi që ndodhej bashkë me të në mjet, një 19-vjeçar u arrestua për pakujdesi. Vendi ku vdiq shqiptari u mbush me trëndafila të bardhë, qirinj dhe mesazhe dashurie.

U nis për punë dhe u përplas në derën e shtëpisë

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Hazbi Hajdini

Hazbi Hajdini ishte nisur për në punë por sapo kaloi pragun e shtëpisë u përplas nga një mjet dhe gjeti vdekjen. 53-vjeçari po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në momentin kur u përplas nga automjeti. Matanë saj po e e prisnin kolegët me mjetet e punës në dorë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve ai humbi jetë në spitalin Maggiore në Bolonja.

Ermal Qose u dogj brenda shtëpisë së kanabisit

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Shtëpi kanabisi

Shqiptari punonte si roje në një shtëpi kanabisi kur një defekt elektrik bëri që vendi të përfshihej nga flakët. I riu Ermal Qose mbeti i bllokuar në magazinë dhe ndërroi jetë. Kryeinspektori i Policisë Metropolitane Mark Rogers tha se çështja është regjistruar si vrasje nga pakujdesia.

Përplasje fatale!

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Aksident në Itali

Jeta e një 42-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në Itali, u pre në mes si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi mes Brescias qendrore dhe Brescia Ovest. 42-vjeçari po udhëtone me makinën e tij të punës në momentin që u përplas nga kamioni dhe ndërroi jetë.

Tragjedia në Amazon

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Flamur Alsela

Një tragjedi ka ndodhur në sektorin e kompanisë Amazon, pasi një emigrant shqiptar humbi jetën. Shqiptari, Flamur Alsela nga qyteti i Burrelit humbi jetën pasi një pllakë e pavendosur mirë u shkëput nga vendi dhe shkaktoi prishjen e gjithë strukturës së ndërtesës. Për pasojë shqiptari rad he ndërroi jetë. Në aksident, përveç Alselës, u plagosën edhe 5 punëtorë të tjerë, nga të cilët një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vendoste aspiratorin, ra nga lartësia dhe vdiq

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Sajmir Thartori

23-vjeçari shqiptar Sajmir Thartori banues në Verona, po punonte për instalimin e një aspiratori në një fermë në Sant’Apollinare, një fshat i Rovigo, në momentin që ka rënë nga tetë metra lartësi. Për pasojë, Thartori mori plagë të shumta në trup e kokë. Ai u dërgua në spital, ku luftoi për dy ditë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Saldonte anijen, vdes 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Anija

Një shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi. 50-vjeçari po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa kishte hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash. Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

U aksidentua në punë dhe vdiq

Të vdekur në mërgim... Historitë e trishta të

Foto Ilustruese

Mynyr Dakaj është një tjetër punëtor shqiptar që ka humbur jetën në vendin e punës. 55-vjeçari punonte në një kompani “San Gennaro Vesuviano”, që merret me logjistikën, por pësoi një aksident në punë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Napolit, por fatkeqësisht nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Dosja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu