Hoqi dorë nga pushtimi? Putin është i gatshëm të negociojë

0

Rusia është e gatshme të negociojë me udhëheqësit e Ukrainës për statusin neutral të këtij vendi. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse Dmitry Peskov.

Presidenti e arsyetoi pushtimin e Ukrainës, duke thënë se Moska do të tentojë të çmilitarizojë dhe të “denazifikojë” Ukrainën, duke përsëritur akuzat e tij.

“Ukraina duhet të çlirohet dhe të pastrohet nga nazistët, personat me orientime dhe ideologji naziste”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në Moskë. Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje për pyetjet e tjera që iu bënë nga gazetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu