TIRANË- Këngëtarja Era Istrefi ka treguar disa prapaskena në lidhje me kohën kur mori pjesë në Kampionatin Botëror “Fifa ëorld Cup 2018”. Këngëtarja bashkëpunoi me dy yjet botërorë, ëill Smith dhe Nicky Jam, në mbylljen e Kampionatit në Rusi, e cila ishte një ndër pikët kulminante të karrierës së saj.
Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe një foto duke bërë shqiponjën, foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.
Era tregoi sot në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel se ia kërkuan organizatorët e Fifa-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.
“Njerëzit nuk duan ta dini sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, ç’ka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment I bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prap”, tha Era.