Horoskopi, e Hënë 29 Mars 2021

0

Dashi
Tranziti i Afërditës dhe pozicioni i ri i saj në një orbitë jo shumë komode për ju mund bëjë që në pasioni juaj të ketë nëj rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.

Demi
Duhet të përfitoni nga periudha që favorizon aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurtë përpara. Projektet private stimulohen edhe nga Hëna.

Binjakët
Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin që duhet të mbani për një çështje të caktuar.

Gaforrja
Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja shumë pozitive. Keni kohë të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.

Luani
Një qiell i ftohtë ky i juaji, por kjo nuk të ndalojë aspak Marsin dhe Jupiterin që zjarrin e tyre t’jua transmetojnë juve. Në mënyrë të veçantë është planeti i kuq ai që ju bën autoritarë dhe të sigurt.

Virgjëresha
Kuadri yjor i të lindurve të kësaj shenje është i larmishëm dhe me Afërditën e Mërkurin në harmoni të plotë, rritet ndjeshëm krijueshmëria juaj. Mundohun të jeni paksa më racionalë.

Peshorja
Edhe për ju, pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që “pesha” e Mërkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten të bini në melankoli.

Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit” e zodiakut, pasi do te kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjën më pasionantë se kurrë, duke e bërë fundjavën më interesante.

Shigjetari
Tani duket se ju ka marë në “dorëzim” Marsi dhe jo vetëm gjallëria, por edhe ritmet e ditës sot do të jenë vërtet marramendëse. Një ide e juaja mund të jetë intersante, por duhet të thuhet.

Bricjapi
Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që mbremja të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

Ujori
Edhe pse në përgjithësi është një dite e mirë, suksesi i juaj i deritanishëm në planin ekonomik mund të pësojë një rënie të lehtë. Ndoshta ngaqë nuk jeni shumë të përqëndruar.

Peshqit
Duket se sot vetëm Afërdita do të jetë ylli juaj i mirë, pasi në përgjithësi yjet e tjerë do të jenë paksa “të ftohtë” për ju. Kërkoni të bëni gjithçka vetë dhe harroni se keni edhe miq që mund t’ju ndihmojnë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu