Horoskopi i ditës së sotme/Çfarë kanë rezervuar yjet për ju

0

Dashi
Pritet një ditë e mirë, më gjithë pozicionin jo shumë të favorshëm të Mërkurit dhe kontrastin e Afërditës me Hënën, që mund të ndikojnë në raportet ndërpersonale.

Demi
Në sajë të një Afërdite që është në një orbitë shumë favorizuese pritet që dita të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Erosi në rritje.

Binjakët
Me Saturnin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” dë dominuar nga yje kaq të mirë me siguri që do të kaloni një ditë të cilën do ta mbani mend për shumë kohë. Një njohje e re në horizont.

Gaforrja
Marsi dhe sidomos Mërkuri duket se do të japin stimujt që ju mungojnë për të ndërmarë një iniciativë në fushën e aktivitetit. Pritet një ditë mjaft aktive edhe në planin sentimental.

Luani
Edhe pse yjet mund të mos jenë në një pozicion shumë të favorshëm për ju, do të dini vetë se si t’i ktheni në favorin tuaj ato që mund të përbëjnë handikap gjatë ditës. Jeni paksa nervozë.

Virgjëresha
Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, me Mërkurin dhe Afërditën në një orbitë të favorshme, është mirë që të tregoheni më të gatshëm ndaj dikujt që iu bën një propozim.

Janë yje shumë të favorshëm ato që sot do të keni mbi kokë, për rrjedhojë sot do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, përpiquni të evitoni debatet e kota që mund t’jua prishin ditën.

Akrepi
Poizicioni i Marsit në shenjë sot mund të sjellë një “shkundje” për ju që keni rënë në një lloj plogështie duke iu rikthyer dinamizmin që ju karakterizon. Pritet një mbrëmje mjaft intensive në planin sentimental.

Shigjetari

Lëreni mënjanë kontradiktat e madhe edhe ndonjë “përplasje” me dikë dhe përfitoni nga një moment i mirë (me kaq yje që ju mbështesin) për të kaluar një dit të qetë. Ia vlen, apo jo?

Bricjapi
Me Mërkurin, Afërditën dhe Uranin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, duket se do ta keni shumë më të lehtë të përmbyllni një punë e nga ana tjetër, dita do jetë shumë interesante.

Ujori
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, kuadri yjor duket se është, me gjithë “tekat” e një Hënë “me hënë”. Pritet një mbrëmje e mirë, por në momente të caktuara bëheni paksa melankolikë.

Peshqit
Janë Mërkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin në të gjitha aspektet, duke “iu kundërvënë” ndikimit negativ të dyshes Jupiter-Saturn. Mos e komplikoni ditën me aventura të kota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu