HOROSKOPI/ Përmbysje planesh dhe ndryshime të mëdha, ja ç’ka parashikuar Paolo Fox për javën e fundit të majit

0

Dashi: Kjo do të jetë një javë me fat, gjatë së cilës do të merrni kënaqësi të mëdha. Mërkuri në shenjë do t’ju favorizojë shumë në aspektin profesional. Do të bëni hapa përpara në realizimin e projekteve tuaja. Aty nga fillimi i javës pritet që të keni takime frytdhënëse dhe të merrni përgjigje pozitive për diçka që e prisni prej kohësh. Do të hasni ndonjë të papritur andej nga mesi i javës, por nuk është asgjë që nuk zgjidhet lehtësisht. Në fundjavë do t’i përkushtoheni partnerit.

Demi: Do të merrni gjatë kësaj jave një lajm të shkëlqyer. Duke filluar që nga dita e martë, Venusi nuk do të jetë më një pengesë në jetën tuaj sentimentale dhe do të fillojë të veprojë në favorin tuaj. Zënkat dhe mosmarrëveshjet që keni pasur gjatë kësaj periudhe do të kthehen në një kujtim të largët. Të mërkurë, të enjte dhe të premte, Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj, prandaj do të jeni në humor të mirë.

Binjakët: Duke filluar që nga dita e martë, planeti Venus do të zërë një pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Gjatë periudhës që do të vijë do të keni mosmarrëveshje me partnerin dhe puna do të arrijë deri në zënkë. Bëni kujdes sidomos ditën e martë, pasi Hëna e vendosur kundër shenjës suaj do t’ju bëjë dhe më nervozë. Mundohuni të ruani qetësinë.

Gaforrja: Të mërkurë, të enjte dhe të premte, Hënën do ta keni kundër. Do të ndiheni nervozë përgjatë këtyre ditëve, sidomos në punë, pasi do të hasni pengesa dhe kundërshti. Për fat, Venusin do ta keni aleat. Duke filluar që nga dita e martë do të mund të mbështeteni në ndihmën e tij, në mënyrë që lidhja juaj të bëhet më e fortë dhe që të kaloni çaste lumturie në shoqërinë e partnerit.

Luani: Më në fund Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Kjo nuk ka qenë një periudhë e lehtë për ju në aspektin sentimental, por duke filluar që nga dita e martë, do të vëreni ndryshime pozitive. Tani do të gjeni qetësinë në çift. Bëni kujdes vetëm ditën e shtunë dhe të diel, pasi Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj.

Virgjëresha: Pritet që të fillojë për ju një periudhë e vështirë në aspektin sentimental. Të martën planeti Venus do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Gjatë javës së ardhme lidhja juaj do të jetë në krizë. Do ta kaloni me sukses këtë periudhë të vështirë, nëse do të dini ta shfrytëzoni momentin, në mënyrë që të reflektoni në lidhje me atë që dëshironi vërtet. Ditët me fat të javës do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja.

Peshorja: Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes nga njerëzit që ju rrethojnë. Në pamje të parë mund të duken sikur janë në anën tuaj, por krejt papritur mund t’ju kthejnë shpinën. Do të bënit mirë të mbështeteshit te miqtë e vërtetë. Venusin e keni aleat dhe me siguri që keni në krah njerëz të cilëve mund t’u besoni. Kujdes edhe në punë që të mos hidhni hapa të nxituar, sidomos aty nga mesi i javës.

Akrepi: Më në fund këtë javë do të mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar që nga dita e martë, Venusi do të ndikojë në favorin tuaj. Do të gjeni sërish qetësinë e munguar në jetën sentimentale. Në keni diçka të rëndësishme për të bërë, bëjeni gjatë ditëve me fat, të mërkurë, të enjte dhe të premte, pasi dhe Hënën do ta keni aleate dhe do të gjeni mbështetjen e duhur.

Shigjetari: Do ta nisni javën mbarë, pasi e hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat. Për fat, do të keni dhe mbështetjen e Hënës. Në aspektin sentimental mund të përjetoni momente krize në çift, sepse Venusi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Mundohuni që sido që të jetë puna, të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin. Ruhuni sidomos nga keqkuptimet.

Bricjapi: Pritet që të merrni lajme të shkëlqyera. Nëse në aspektin profesional Mërkuri ju shkakton vonesa dhe zvarritje, në aspektin sentimental situata paraqitet shumë më e mirë. Duke filluar që nga dita e martë, Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj, duke e bërë më të fortë raportin në çift. Të mërkurë, të enjte dhe të premte Hëna në shenjë do t’ju dhurojë gjithashtu shumë fat.

Ujori: Duke filluar nga dita e martë, planeti Venus do ta braktisë shenjën tuaj për t’u zhvendosur në atë të peshqve. Por mos u shqetësoni, sepse fatin në dashuri do ta keni të garantuar. Kjo dhe për faktin se gjatë kësaj kohe keni arritur ta konsolidoni më tej lidhjen tuaj. Për beqarët parashikohen në fundjavë takime emocionuese. Edhe Hëna në shenjë gjatë atyre ditëve do të ndikojë për mirë.

Peshqit: Më në fund një lajm i mirë për ju. Ditën e martë planeti Venus do të kthehet nga shenja juaj. Do të përjetoni emocione të bukura në sferën e ndjenjave. Do të dashuroni dhe do t’ju dashurojnë me pasion. Të mërkurën, të enjten dhe të premten do të jeni më të favorizuar se kurdoherë. Aty nga fillimi i javës do të përjetoni çaste nervozizmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu