Horror në Greqi/ Me kollaren e lidhur rreth qafës dhe gojën e zënë, biznesmeni gjendet i pajetë në kamion

0

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku është gjetur i vdekur një biznesmen. Efektivët kanë mbetur të shokuar kur kanë parë trupin e pajetë të një 47-vjeçari në tregun e perimeve në Rentis, që ishte zbuluar nga punëtorët e zonës. Por nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij.

Trupi i pajetë është gjetur i lidhur dhe me gojën e zënë, ndërsa kamioni ishte parkuar në një parking në rrugën “Kennedy”.

Në vendngjarje kanë mbërritur një mjek dhe policia, ndërsa janë marrë edhe kamerat e sigurisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur./Zougla.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu