Horror në Londër, tri gra dhe një burrë gjenden të vrarë më thikë

0

Tre gra dhe një burrë u vranë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës, ndërsa deri më tani Policia ka arrestuar një 20-vjeçar si të dyshuar. Dolet Hill, me origjinë nga Lyssons në Saint Thomas, Xhamajka, po trajtohej për kancerin por iu mor jeta bashkë me tre famijarët e saj, të cilët u gjetën të masakruar me thikë.

Colin Wingrove, një zëdhënës i policisë së Londrës, tha se një i dyshuar ishte arrestuar në vend dhe autoritetet nuk po kërkonin të dyshuar të tjerë për vrasjet.

Por nuk është sqaruar se cila ishte marrëdhënia mes viktimave dhe autorit dhe as cili ishte motivi.

Ndërsa një fqinj që jeton pranë pronës ku u gjetën viktimat tha se ai u zgjua nga sirenat e policisë dhe një helikopter që fluturonte mbi zone, por nuk kishte dëgjuar asgjë nga shtëpia ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë që po ashtu, nuk është sqaruar se cila ishte marrëdhënia mes viktimave dhe autorit dhe as cili ishte motivi.

Marrë nga Mirror.co.uk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu