Hoteli luksoz me 200 njerëz brenda përfshihet nga flakët

0

Një zjarr shpërtheu të enjten pasdite në Grand Hotel “Nuevo Madrid” në Madrid. Rreth 200 njerëz ishin brenda objektit ku ra zjarri, por fatmirësisht të gjithë kanë arritur të evakuohen pa pësuar asnjë dëmtim. Zjarri u përhap kryesisht në katet e sipërme të hotelit ndërsa flakët dolën edhe jashtë tij.

Hoteli me katër yje është i vendosur në lagjen Pius XII , ngjitur me pjesën veriore të autostradës “M-30” në kryeqytetin spanjoll.

Një zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës në Madrid konfirmoi për se zjarri tashmë ishte vënë nën kontroll. “Nuk pati asnjë person të dëmtuar nga zjarri apo nga tymi” tha ai .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu