Hoxha i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me COVID-19, ja në çfarë gjendje ndodhet ai

0

Hoxha i njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi  është infektuar me COVID-19. Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është  shtruar në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

Në faqen e tij në rrjetet sociale u njoftua për ndjekësit se Krasniqi  ka probleme me shëndetin dhe nuk do të mund të mbajë ligjëratën e përjavshme. “Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në Facebook.

Gazeta inFokus ka tentuar të kontaktojë me Krasniqin por nuk është marrë asnjë përgjigjie nga ana e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu