https://infowebtv.com/cifti-i-lidhur-ne-shtylle-rrihen-per-ore-te-tera-nga-banoret-pas-akuzave-per-lidhje-jashtemartesore/

0
BERLIN, GERMANY - DECEMBER 08: German Chancellor Olaf Scholz answers questions from ARD journalists at the beginning of the recording of the program "Farbe bekennen" on December 8, 2021 in Berlin, Germany. (Photo by Jens Krick - Pool/Getty Images)

Qeveria e re e Gjermanisë, e drejtuar nga socialdemokrati Olaf Scholz, e pyetur nga mediat në Kosovë nëse e përkrah iniciativën e “Open Balkan”-it, tha se mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Berlini zyrtar tregoi në këtë mënyrë se bashkëpunimi duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit.

Një zëdhënës i Qeverisë Gjermane theksoi se përkrahja e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është arsyeja pse në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Analisti politik Islam Krasniqi, mendon se Gjermania e sheh me vlerë këtë nismë për sa kohë ajo mund të sjellë përafrime mes Serbisë e Kosovës.

Ai tha se Gjermania ishte shteti i vetëm që bllokoi Serbinë për Kosovën dhe këtë e bëri duke përdorur si mjet anëtarësimin në BE.

“Shteti Gjerman është shteti i vetëm që e ka bllokuar shtetin serb në rrugën drejtë BE-së, duke e kushtëzuar lidhjen me Republikën e Kosovës, pa u pajtuar me Republikën e Kosovës nuk do të ketë vazhdim drejtë BE-së për Serbinë”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu