Humb jetën 11-vjeçari shqiptar në Zvicër. U përplas nga një kamion ditën e fundit të shkollës. Foto

0

Një aksident tragjik në Bazel të Zvicrës i ka marrë jetën të miturit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

11-vjeçar shqiptar, nxënës i klasës së katërt, u godit nga një kamion.

Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptar në kantonin e Bazelit dhe mbarë Zvicrën.

Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të.

E motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion.

“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton Ardian D, babai i 11-vjeçarit, duke shtuar “i thashë natën e mirë”.

Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur Ardiani shkoi në punë si planifikues mirëmbajtjeje.

“Ai e pati ditën e fundit të shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardian D, duke shtuar “është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas”.

Motra e Eliorit shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo po ecte më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, kur ndodhi aksidenti tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu