Humb jetën aksidentalisht në punë në një fasoneri 35-vjeçari

0

TIRANË- Një 35-vjeçar humbi tragjikisht jetën ditën e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti në punë. 35-vjeçari me iniciale T. L, dyshohet se u godit aksidentalisht nga një tranxhë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu